Për RFE/RL

Misioni i Radios Evropa e Lirë është plasimi i informatave dhe ideve që promovojnë vlerat dhe institucionet demokratike në 21 vende të ndryshme të botës. Nga Evropa Qendrore deri në Pacifik, nga Baltiku deri në Detin e Zi, nga Rusia deri në Azinë Qendrore dhe Gjirin Persik, popujt janë duke luftuar për të tejkaluar pushtetet autokratike, luftojnë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, ekonomive të centralizuara, kundër mos tolerancës etnike dhe religjioze, kundër konflikteve rajonale dhe kontrollimit të mediumeve.